AKTUALITET, 20 Tetor 2022, 13:27

“Damian Gjiknuri ka qenë Drejtor në SHIK”, Vasili: Rama ta shkarkojë që sot ose të qepë gojën se u bë gazi i botës

“Damian Gjiknuri ka qenë Drejtor në SHIK”, Vasili: Rama ta

Deputeti i Partisë së Lirisë, ka publikuar jetëshkrimin e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste duke deklaruar se ai ka qenë drejton në SHIK.

Vasili ngre pyetjen pse nuk e shkarkon Edi Rama Damian Gjiknurin ndërsa thekson se kryeministri ka dy ditë që akuzon pa pushim profesorin e Matematikës Sandër Kovaçi.

“Ndersa per Damian Gjiknurin nuk ka problem qe ti jape poste e ofiqe pa mbarim si dhe te menaxhoje qindra milione euro koncesione qe baderdisen ekonomine e vendit”, shkruan Vasili.

Postimi i Vasilit:

Damian Gjiknuri ka qene Drejtor ne SHIK, pse nuk e shkarkon Edi Rama!

Daminan Gjiknuri ka qene

DREJTOR I PLANIZIM DREJTIMIT NE SHISH.

Edi Rama e ka bere Gjiknurin Sekretar te Pergjithshem te Partise Socialiste, Minister, Deputet, negociator e firmosesh koncesionesh, kordinator politik etj etj

Ky eshte fakt publik, qe gjendet ne CV zyrtare te depozituar ne Kuvendin e Shqiperise.

Por ky Edi Rama ka dy dite qe shqyen gojen e leh pa pushim per profesorin e nderuar te Matematikes se Aplikuar Sander Kovaci.

Ndersa per Damian Gjiknurin nuk ka problem qe ti jape poste e ofiqe pa mbarim si dhe te menaxhoje qindra milione euro koncesione qe baderdisen ekonomine e vendit.

Po si s’ka turp ky kryeminister qe faktet ulerasin dhe ky vazhdon e derdellit.

Po qe se e ka merak Rama kete punen ne SHIK le ta shkarkoje qe sot Gjiknurin ose ta qepë gojen se u be gazi i botes.

P.S. Foto CV zyrtare e Gjiknurit ne Kuvendin e Shqiperise.