TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se fjalimi i tij nuk do ishte siç e do rasti, dhe nuk do i shmangej kritikave qw ka për pushtetin gjyqësor.
“Më keni vënë përballë një dileme jo të thjeshtë, e sfide disi të veçantë. Sebepi është festiv, ushtrimi është delikat dhe skena e pazakontë.
Kreu i pushtetit ekzekutiv para një plateje juristësh dhe gjykatësish, pra pushtetit gjyqësor pa harruar e veshët e sytë e diplomatëve të huaj të cilët kur vjen fjala te drejtësia duket se nuk ndihen të huaj në territoret e saj, madje kanë dhe një luks të veçantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave, ç’ka për mua e autoritetet e këtij shteti nuk është e këshillueshme, le më e imitueshme.
Një fjalim përgëzues e linear si e kërkon rasti e si e kërkon tradita këtu mbetet në kufijtë e të pamundurës për mua.
Fjalim kritik mbetet po aq i pakëshillueshëm sa i imitimi i diplomateve kur emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave.
Kështu që këtij kurthi joshës do të mundohem t’i shmangem në kufijtë e të mundurës.
Në sytë e mi ç'ka kremtohet sot janë vetë fillimet e kushtetutshmërisë, të mbjelljes së idesë së saj si garanci e lirive individuale”, u shpreh Rama.