TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi sot ë Kuvendi i Shqipërisë të mbante 1 minutë heshtje për vdekjen e Lear Kurtit në komisariat.
Ai u ngrit nga karrigia e tij dhe u nis drejt podiumit edhe pse nuk iu dha fjala.
Berisha tha se 32-vjeçari se i riu është vrarë nga banditët e qeverisë. Kreut të PD-së nuk iu dha fjala dhe nuk iu miratua kërkesa, ndaj u largua nga salla duke zgjedhur të flasë për mediat jashtë Kuvendit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate. Lear Kurti u ndalua nga patrulla e policisë në komisariatin nr.3, pranë “Don Boskos”.
Kurti u shoqërua për në polici dhe në komisariat nisën problemet shëndetësore. Ai nisi të dridhej dhe policia nuk priti ambulancën por bëri shoqërimin e tij me makinë policie. Spitali i Traumës deklaron se i riu mbërriti i vdekur në spital.
Ende është e paqartë ajo që ka ndodhur.