AKTUALITET, 20 Tetor 2022, 10:53

"Keni mbushur xhepat tuaj e të fëmijëve tuaj"/ Mesazhi i fortë i Yuri Kim: Mori fund koha kur gjyqtarët bliheshin e kërcënoheshin

"Keni mbushur xhepat tuaj e të fëmijëve tuaj"/ Mesazhi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë në fjalën e saj për të shënuar 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese.

Mesazhi i Kim shkonte për ata që ajo tha se duan ta kthejnë Shqipërinë pas, në kohën kur kërcënoheshin gjyqtarët dhe prokurorët.

“Koha për të bërë telefonata për të dërguar emisarë, dhurata, kërcënime, duke kërcënuar për të treguar sekrete të errëta nga një e shkuar formojnë baza për një sekret tjetër të errët. Kjo kohë ka përfunduar. Ju keni mbushur xhepat tuaj, keni mbushur xhepat e fëmijëve tuaj”, theksoi ambasadorja.

Deklarata e Yuri Kim:

Ata që kundërshtojnë këtë progres do të donin ta kthenin Shqipërinë në të shkuarën, në kohën kur prokurorë e gjyqtarë mund të kërcënoheshin.

Në një kohë që qytetarët nuk besonin se ekzistonte drejtësia në gjykata por nuk kishin paratë, pushtetin lidhjet.

Për një kohë të gjatë kohët e vjetra kanë vijuar për ata që duan ta kthejnë Shqipërinë pas.

Kthejeni, por kjo shkakton vuajtje për njerëzit e unë ju them ndaloni.

Koha për të bërë telefonata për të dërguar emisarë, dhurata, kërcënime, duke kërcënuar për të treguar sekrete të errëta nga një e shkuar formojnë baza për një sekret tjetër të errët.

Kjo kohë ka përfunduar. Ju keni mbushur xhepat tuaj, keni mbushur xhepat e fëmijëve tuaj.

Ndaloni, koha juaj ka përfunduar, është koha që njerëzit normalë, qytetarët shqiptarë të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, që ia vlen për ata e fëmijët e tyre të qëndrojnë, që ka një të ardhme që është me e ndritur dhe që ka dënim për ata që kryejnë krime, që të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Këtë duhet të bëjë kjo gjykatë, çdo gjykatë, çdo prokuror duhet ta bëjë.

Ndaloni së marri telefonata, ndaloni që të kini frikë nga këto kërcënime, bëni punën tuaj, lejoni qytetarët shqiptarë që të besojnë.