AKTUALITET, 20 Tetor 2022, 09:46

Protesta kombëtare e pedagogëve/ Xhixho: Qeveria, në vend që t’u jepte zgjidhje vendosi t’i kërcënojë!

Protesta kombëtare e pedagogëve/ Xhixho: Qeveria, në vend që

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me protestën që do të mbajnë sot pedagogët e universiteteve publike në vend.

Përmes një reagimi Xhixho theksoi se kërkesat e pedagogëve janë të drejta për arsim cilësor dhe trajtim dinjitoz dhe se kërkohet zgjidhje e menjëhershme.

Postimi i Xhixhos:

Në mbështetje të protestës kombëtare të pedagogëve!

Kërkesat e tyre të drejta për arsim cilësor dhe trajtim dinjitoz duan zgjidhje të menjëhershme.

Po kjo qeveri, në vend që t’u jepte zgjidhje vendosi t’i kërcënojë!

E turpshme dhe e papranueshme!

Në fakt, drejtësia duhet t’ia bëjë Edi Ramës vetingun dhe gjithë qeverisë që kanë firmosur për megaaferën e inceneratorëve, koncesioneve e PPP. Këtë presin sot shqiptarët.

Ndaj sot jemi të gjithë me pedagogët, me studentët, në orën 11.00 te Korpusi Qendror i Universitetit të Tiranës.