AKTUALITET, 20 Tetor 2022, 12:07

“SHIK-si në krye të sindikatës”/ Sandër Kovaçi i përgjigjet Ramës

“SHIK-si në krye të sindikatës”/ Sandër

Kreu i sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama që flet për një “SHIK-s në krye të sindikatës”.

Në protestën kombëtare të thirrur sot në Universitetin Politeknik, Kovaçi tha se Rama “mendon që ka të bëjë me injorantë këtu mendon se është vetë në majën e Olimpit i ka arritur të gjitha e ka gjithë dijen e botës e të tjerët janë në kulmin e injorancës”.

Sandër Kovaçi: Mos u merr me biografi të metodës së sigurimit të shtetit. Jam i kënaqur që më ka përmendur kryeministri e më ka dhënë paksa famë se nuk e kisha të nevojshme famën por meqë filloi që kryetari i sindikatës nuk e meriton te jete ne krye.

Së pari unë jam i zgjedhur nga këshilli drejtues që nga 2019 e deri në 2023 sa të mbyll mandatin do i përfaqësoj ata që më kanë zgjedhur

Mos ketë merak stafi akademik se Sandër Kovacin e njohin të gjitha nga shkolla 8 vjeçare.

Nuk e kam nxjerrë me mik notën mesatare 10 nga e para në të tetën. Shkollën e mesme e kam mbaruar në konvikt por ta dije që përveç vitit të parë një 9 i kam nxjerre tw gjitha 10.

Mos shqetësohet se s’ka të bëjë me një person që ka ardhur nga rruga këtu në universitet.

Se ai mendon që ka të bëjë me injorantë këtu mendon se është vetë në majën e Olimpit i ka arritur të gjitha e ka gjithë dijen e botës e të tjerët janë në kulmin e injorancës. Ai do të nxjerrë injorant dhe profesoratin.

Të jeni të sigurt që përpara keni personin që nuk është ai që thotë kryeministri. Ai sheh ëndrra dhe ishalla sheh edhe ndonjë ëndërr që të na rrisë pagat dhe të na krijojë mundësinë që të vazhdojmë të qëndrojmë këtu.