TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalë presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese për llogari të oligarkëve.
Bardhi shkruan se Rama mendon se Këshilli i Oligarkëve është organ suprem në Shqipëri ndërsa shton se dikush duhet ta kthejë me këmbë në tokë.
“Aq shumë ka humbur lidhjen me realitetin, sa mendon që Këshilli i Oligarkëve është organ suprem në Shqipëri. Dikush duhet ta kthej me këmbë në tokë: Gjykata Kushtetuese duhet të garantojë barazinë përpara ligjit.
Nëse qytetarët e zakonshëm shkojnë në burg për ndërtim pa leje, i njëjti rregull vlen edhe për oligarkët e tu. Zbato ligjin, konfisko kullat e krimit e korrupsionit që janë pa leje dhe dorëzo para drejtësisë ata oligarkë që me lejen tënde kanë ndërtuar pa leje.
Boll shantazhove Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve që i ke dhënë statusin të paprekshëm”, shkruan ai.
1/3. Aq shumë ka humbur lidhjen me realitetin, sa mendon që Këshilli i Oligarkëve është organ suprem në Shqipëri. Dikush duhet ta kthej me këmbë në tokë: Gjykata Kushtetuese duhet të garantojë barazinë përpara ligjit.
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) October 20, 2022