AKTUALITET, 11 Maj 2025, 23:37

"Braçja u ngujua!"/ Belind Këlliçi ankohet për incidente, por shfaqet optimist: Fitojmë Tiranën!

"Braçja u ngujua!"/ Belind Këlliçi ankohet për

Belind Këlliçi, gjatë një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se PD ka pritshmëri të larta për Tiranën dhe se do të dalin më mirë se Partia Socialiste, 

"Padiskutim në Tiranë, kërkojmë dhe synojmë se do të marrim rezultat pozitiv, do të dalim para PS. Ky është qëllimi ynë. Objektivi ynë është të fitojmë kryeqytetin", tha Këlliçi. 

Këlliçi denoncoi atë që e quajti një zyrë elektorale të PS-së, por të padeklauar dhe pa logo, ku Braçe mblidhej me stafin e tij. 

"Deri në orët e drekës kemi patur me dhjetëra denoncime për patronazhistë, intimidim, probleme me kamera. Kur kanë ardhur orët e pasdites, raportimet për mazhorancën kanë qenë të ulëta për administratën dhe njerëzit e tyre. Filluan të shpërndahen si përherë deputetë, funksionarë të PS nëpër qendra. 

Kam marrë denoncim për një ambient privat, të pabranduar, që më thanë se përdoret si njësi elektorale e PS, ku po blihen vota.

Kam parë pamjet live, ku disa zyrtarë ishin në zyrë dhe sapo u konstatuan nga anëtarë të PD, filluan të ikin me vrapë, morën çantat, hoqën hartat nga muret dhe ja futën vrapit. I kemi depozituar në SPAK pamjet. 

Ka mbërritur në ambjentet që diskutohej dhe kam gjetur të ngujuar Erion Braçen, që ruhej nga Genci Bales, që intimidonin dhe shanin demokratët përreth. Janë të gjithë të filmuara. Kam marrë 6 herë policinë, thonin po dhe nuk vinin. Kam marrë task forcën e SPAK dhe nuk u përgjigj. Gazetarja Meta telefonoi policinë, nuk përgjigjej kurrë. 

Vetëm pasi kam komunikuar me drejtorin e Policisë së Tiranës, kam kërkuar të vijë në vendngjarje, ka ardhur një patrullë dhe pastaj shefi i komisariatit 2, nëndrejtori i policisë Tiranë. Me kërkesë të tyre kam hyrë në ambjente. Braçe ishte ngujuar brenda, kishte frikë mos e agresonte ndokush. Donim të dinim çfarë ka në zyrë dhe pse ikën me vrapë. Kodi elektoral thotë duhe të ketë zyra të loguara, në distancë 150m nga qendra elektorale. Këto nuk kishin logo, simbole, pa kontratë qiraje, pa kontratë dhurimi dhe ishin 30m larg Petro Ninit. Kemi pyetur, janë me dëshmitarë elektoralë.

Braçe tha është zyra ime, stafi im, por nuk i dinte emrat. Më pas i evidentuam ne, drejtoreshën e agjencisë kombëtare të inovacionit, qoftë për titullarë të tjerë, i kemi depozituar në një kallëzim penal, kemi kërkuar ta administrojë SPAK. Ka qenë situatë surreale", tha Këlliçi