TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha, ka dalë në konferencë shtypi, ku ka adresuar edhe exit pollin e Albanian Post, e cila e nxjerr Koalicionin Shqipëria Madhështore humbëse në zgjedhje.
Berisha deklaroi se exit poll u publikua nga "një gënjeshtar i gatshëm", duke iu referuar Baton Haxhiut, por tha se nuk e ka realizuar ai.
"Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet", tha kryetari i PD-së, gjatë komentit të tij.
Po çfarë thotë exit poll i Albanian Post?
Albania Post ka publikuar pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit, exit poll në rang kombëtar nga ku rezulton se socialistët marrin 79 mandate, ose pesë më shumë se katër vjet më parë.
Demokratët e Sali Berishës rezultojnë me 54 mandate me 38% të votave në rang vendi.
Nga ana tjetër PSD-ja e Tom Doshit mund të marrë tre mandate, ku dy i ka në Shkodër dhe një në Tiranë me 2.2% të votave në rang vendi.
Partia Mundësia e Agron Shehaj merr 3.6% të votave në rang kombëtar, por arrin të marrë vetëm 2 mandate, për shkak të shpërndarjes së gjerë të votave në gjithë Shqipërinë dhe përqendrimit vetëm në qarkun e Tiranës.
Në 1 mandat është Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, në qarkun e Tiranës.
Një mandat mund të marrë edhe Lulzim Basha në Tiranë, ndërkohë që Adriatik Lapaj dhe koalicioni i tij rezultojnë pa asnjë mandat.