TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Megjithëse votat nga diaspora kanë mbërritur më herët, numërimi i tyre ka nisur vetëm në orën 22:30. Do të jetë nga një tavolinë për çdo qark. Procedura është e njëjtë, e ndarë sipas qarqeve.
Pas numërimit të subjekteve, do të bëhet edhe numërimi i fletëve të votimit për kandidatët. I gjithë ky proces do të zhvillohet në Parkun Olimpik, ku tashmë gjithçka është gati nga numëruesit e subjekteve politike.
I pranishëm në këtë numërim, që mund të cilësohet historik, është edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Po ashtu, prezentë janë edhe dy drejtuesit politikë të partive kryesore për Diasporën, Jozefina Topalli e PD-së dhe Taulant Balla i PS-së.