TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se procesi i vlerësimit të votave nga jashtë është përgjegjësi e grupeve të numërimit të ngritura për këtë qëllim dhe komisionit përkatës.
Celibashi u përgjigj interesit të medies lidhur me votat e qytetarëve shqiptarë në Greqi, ku u raportua për problematika në shpërndarjen dhe mbledhjen e fletëve të votimit dhe PD kërkoi ndarjen e tyre.
“Do të jetë në vlerësimin e tyre çdo aspekt që ka të bëjë me dokumentacionin zgjedhor të votimit nga jashtë dhe në përputhje me sjelljen dhe vendimmarrjen e tyre. Atëherë si komisioner shtetëror mund të disponoj rast pas rasti për këtë proces”, deklaroi Celibashi në një deklaratë për mediet pas përfundimit të procesit të votimit në të gjithë vendin.