TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Xhevahir Zhabina, gjatë një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përfshirjen e SPAK në monitorimin e zgjedhjeve.
Zhabina tha se SPAK ka patur një angazhim aktiv, ndërsa veçoi Durrësin dhe Fierin si qarqe problematike sa i përket krimit të organizuar.
"Kemi parë jashtë qendrave të votimit, njerëz të atashuar pranë partive politike. Ka patur diskutime që janë të PS, që kanë patur në duart e tyre fletë, dokumenta. Ana tjetër, kemi parë shumë aktive Prokurorinë e Posaçme, ka patur takime me ambasadorin e BE. Një takim ka patur në Durrës dhe në Fier. Ambasadori ka thënë se ka patur informacion se në këto dy qytete ka patur angazhim edhe të strukturave kriminale, për të ndikuar votën. Këto më kanë bërë përshtypje.
Se cili do të jetë rezultati, mbetet për tu parë. Edhe drejtuesi i SPAK tha se do të flasë pas procesit zgjdhor, ndoshta pas numërimit të kutive", tha ndër të tjera Zhabina.