TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj u tregua i ashpër me SPAK dhe task-forcën për hetimin e krimeve zgjedhore. Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ai e krahasoi SPAK me një vegël të Edi Ramës që ndëshkon vetëm opozitën, por jo PS-në për krimet zgjedhore.
“Përse u krijua task-forca për hetimin e krimeve zgjedhore? U krijua për një proces, që të bëhej i besueshëm që të mos kishte ngjarje si këto që ndodhin. Që këta që u zunë në Milot, që ata të mos ndodhte ngjarja dhe të procedohet ai që denoncon. Dhe del ai që voton si presidenti i republikës, Altin Dumani. Çfarë është ky, vend majmunësh, Kush është Altin Dumani ai që të votojë? Pra kjo propagandë idiote me SPAK që nuk i dha valencë besueshëmërie që tregoi se është vegël e Edi Ramës, siç tha para dy javësh se do të hetonte kontratën e MAGA-s në SHBA. Shkoi në Shkodër dhe hetoi PSD-në se i duhen PS-së dy mandate. Shkoi në Lushnje dhe arrestoi një shtetas. Nuk ka lënë parti opozitare vetëm PS nuk blen asnjë votë. Dhe kur këta denoncojnë dhe i kapin me presh këta thonë se ke bërë vetëgjyqësi.
Kur e ndalon atë bën vetëgjyqësi. Ky është SPAK i shërbeu totalisht Edi Ramës”- tha Abilekaj.