TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Socialiste ka reaguar ashpër ndaj vendimit të KQZ-së për mosshpalljen e menjëhershme të rezultateve të votimit elektronik në Vorë dhe Njësinë 10 në Tiranë, duke e cilësuar atë si një vendim "arbitrar, të gabuar dhe zhgënjyes".
Sipas PS-së, kjo bie ndesh me logjikën e teknologjisë dhe transparencën që kërkon ky proces. Socialistët u bëjnë thirrje strukturave dhe mbështetësve të ruajnë qetësinë, duke theksuar se “rezultati është në kuti” dhe se “asgjë dhe askush nuk mund ta ndryshojë atë”.
"Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënjyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike. Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë.
Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallandyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste. Urime, urime, urime!
Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik.", deklaroi PS.