TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtatë turistë të huaj janë bllokuar këtë të premte në kanionin e Langaricës të Gjirokastrës. Mësohet se turistët janë bllokuar teksa kanë qënë duke eksploruar zonën.
Ata kanë lajmëruar policinë, dhe më pas këta të fundit kanë lokalizua dhe shpëtuar turistët të cilët raportohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave”, 7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse kanë kontrolluar zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Langaricës.
Falë punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.
Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord.”- thuhet në njoftim.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi ndaj ngjarjes, duke theksuar se “Policia e Shtetit është përgjigjur menjëherë dhe u ka ardhur në ndihmë shtatë turistëve, të cilët kishin mbetur të izoluar për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në lumin e Langaricës, Përmet, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave”.