AKTUALITET, 16 Gusht 2022, 11:39

Alket Islami: Nga Velipoja në Ksamil, vija bregdetare e mbushur si asnjëherë tjetër

Alket Islami: Nga Velipoja në Ksamil, vija bregdetare e mbushur si

“Nga Velipoja deri në Ksamil, vija bregdetare është e mbushur si asnjëherë tjetër”.

Kështu u shpreh Alket Islami nga Shoqata e Aeronautikës në një intervistë për ‘Euronews Albania”.

Islami tha se nuk mund të ndërhyhet në çmimet e hoteleve, pasi është në varësi të kërkesës dhe ofertës nga tregu.

“Nga Velipoja deri në Ksamil, vija bregdetare është e mbushur si asnjëherë tjetër.

Absolutisht ka. Sigurisht që ka krizë dhe kjo ndihet gjithandej. Nuk mund të ndërhyjmë dot në hoteleri të themi pse i keni çmimet e larta, është kërkesë dhe ofertë tregu.

Normalisht, unë i shoh hotelet në Dhërmi që janë plot. Në Dhërmi, në pjesën e rivierës nuk kemi shërbime të gjitha të përfshira, siç kemi dy ose tre në pjesën e Adriatikut”, theksoi ai.

Në lidhje me aktivitetet e sporteve ujore, Islami tha se është e nevojshme që njerëzit të argëtohen me mjetet lundruese, por vuri theksin në zbatimin e rregullave.