AKTUALITET, 16 Gusht 2022, 12:14

Faktet e reja për skandalin me inceneratorët/ Petrit Vasili: Tepër të rënda, kompromentuese. Rama me veprimet e tij bëhet pjesë e këtij mashtrimi

Faktet e reja për skandalin me inceneratorët/ Petrit Vasili:

Partia e Lirisë publikon sot fakte të reja në lidhje me skandalin e vjedhjes përmes inceneratorëve.

Deputeti i PL-së, Petrit Vasili tha se me veprimet e tij në këtë skemë mashtrimi përfshihet dhe kryeministri Edi Rama.

Petrit Vasili: Jemi këtu për të zbërthyuer fije fije vjedhjen e korrupsionin e pashembullt për inceneratorët, fakte të reja tepër të rënda, shumë kompromentuese që kanë pjesë të të gjithë aferës përveç koncensionarëve dihet që janë kliente të qeverisë, si është ministria deri kryeministri me veprimet e tij bëhet pjesë e këtij mashtrimi shto dhe raportet me bankat, pegjet si lihet prona private, një çështje shumë e koklavitur me shumë fije, njëra më kompromentuese se sa tjetra.