AKTUALITET, 24 Shtator 2025, 12:17

Berisha "zbulon" pse Rama nuk shkoi në Nju Jork: 14 klane të lidhura me kryeministrin bashkëpunojnë me organizatën e Diego Benitez, Trump e shpalli terroriste

Berisha "zbulon" pse Rama nuk shkoi në Nju Jork: 14 klane të

Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë e Edi Ramës për lidhje me klane kriminale dhe organizata terroriste ndërkombëtare.

Jashtë Parlamentit. Berisha u shpreh se janë 14 klane kriminale të lidhura me Edi Ramën, të cilat bashkëpunojnë me organizatën terroriste të Diego Benitez, duke ngritur dyshime edhe për mungesën e Ramës në samitin e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Kur vetëm me një organizatë terroriste, se tani e dini ju, kartelet e drogës në Amerikë Latine janë shpallur nga presidenti Trump si organizata terroriste. Kur vetëm me organizatën terroriste të Diego Benitez bashkëpunojnë 14 klane shqiptare të lidhura me Edi Ramën. Pyeteni pak pse Edi Rama nuk shkoi në Nju Jork,” tha Berisha.

U garantoj se opozita ka jo një, por disa kandidatë të pakrahasueshëm me Korbën e Korrupsionit…

…Ambrozia, ka dy taktika. Është qëndrimi i bojkotit dhe mund të përdoret, por ajo kërkon të përgatisësh lëvizje guerile, etj, etj, që ne nuk jemi. Nuk jemi parti e lëvizjeve guerile, jemi parti e vlerave konservatore.

Kjo është arsyeja pse ne nuk bojkotojmë, pse ne marrim pjesë në zgjedhje.

Pavarësisht se ato janë farsë, ne i denoncojmë dhe ne do bëjmë gjithçka për të përmbysur shkakun madhor të farsës, që është Edi Rama…

…Sapo të ketë datën e protestës, PD do e komunikojë.

Por atë që e kam thënë, e them dhe e mbroj. Narkodiktaturat nuk ikin me votë. Kjo është shumë e faktuar,.

Regjimet autoritare nuk ikin me votë.

Unë e kuptoj që avoketërit e Edi Ramës brenda e jashtë vendit përgjërohen se nuk është një regjim autoritar.

Unë u them atyre se cili është tipari kryesor i regjimeve autoritare? Nuk është përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë?

Na thoni pak, cila është fuqia e drogës, kur vetëm një klan, në një vit disponon 28 tonelata.

Kur vetëm me një organizatë terroriste, se tani e dini ju, kartelet e drogës në Amerikë Latine janë shpallur nga presidenti Trump si organizata terroriste.

Kur vetëm me organizatën terroriste të Diego Benitez bashkëpunojnë 14 klane shqiptare të lidhura me Edi Ramën.

Pyeteni Edi Ramën, pse nuk shkoi në Nju Jork?