TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat Bardh Spahia deklaroi sot në seancën plenare se mazhoranca u fsheh pas kleçkave ligjore për të kaluar programin e saj qeverisës dhe penguar opozitën që të debatonte dhe diskutonte seancën e kaluar.
Ai kujtoi se Parlamenti është një vend ku duhet të dëgjohet fjala e të gjithëve, përfshi edhe opozitën.
“Ky vend quhet Parlament, vendi i përcjelljes së fjalës, qoftë dhe i opozitës. Jemi këtu për të diskutuar atë pseudoprogram të qeverisë suaj dhe do lutesha për kolegët e mazhorancës që të mos kërkojnë kleçka ligjore, por të diskutohet mbi programin dhe çështje të rëndësishme për qytetarët shqiptarë, rendin dhe sigurinë, shëndetësinë që dalin si shqetësime kryesore”, tha Spahia mes të tjerash.
Ligjvënësi i Partisë Demokratike e përfundoi fjalën e tij duke u shprehur se ajo që ndodhte në Kuvend ishte absurde.
“Por në mënyrë absurde kjo e drejtë po i hiqet opozitës shqiptare dhe po fshiheni pas kleçkave dhe neneve ligjore për të mos lejuar opozitën”, përfundoi ish-kryebashkiaku i Shkodrës.