TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Tiranë, pavarësisht se u shpreh se do të jenë një “farsë elektorale”.
I pyetur jashtë Kuvendit nëse ka një emër që do të garojë përballë Ogerta Manastiriut të PS-së, Berisha u shpreh se “opozita ka disa kandidatë”.
Lidhur me protestat, kryedemokrati shtoi se kur të ketë një datë do e bëjë publike.
Sali Berisha: Sot ishte mundësia që të anulohej seanca. Problemi është se këta janë Erion Veliaj, janë copy paste, e kanë të qartë se i pret fundi i Erionit.
Lubi Balluku e ka të qartë se tuneli i Llogarasë është për të tuneli nga i cili s’do dalë dot asnjëherë. Le ta fshehë dosjen Altin Troplinit.
Janë edhe me keq se Erion Veliaj në disa aspekte, janë 400 mln të djegësve që kanë firmat e Ramës, por e mbron Altin Troplinit.
Por drejtësia vonon por nuk harron.
Rama e di se për vjedhjet monstruoze dita do t'i vijë, Gjipenë nuk do e gëzojë.
Ai ishte supergjyqi i llojit të tyre. Njerëzit që para disa muajsh sulmuan prokurorë për arrestimin e Veliajt, dje i bënë gjyqin. Ne vazhdojmë betejën.
Ju garantoj se opozita ka disa kandidatë.
Opozita ka qëndrimet e bojkotit, por kërkon lëvizje guerile, por nuk jemi parti e tillë.
Kjo është arsyeja pse nuk bojkotojmë dhe marrim pjesë në zgjedhje. Shkaku i farsës elektorale është Edi Rama.
A ka opozita një datë ku t'i thërrasë qytetarët në protestë?
Sapo ta kemi një datë do e them. Regjimet autoritare nuk ikin me votë.