AKTUALITET, 12 Maj 2022, 19:26

“Ndryshojmë kurs nëse nuk hapen negociatat”/ Vasili-Ramës: Po kërcënon Brukselin me deklarata anti-BE! Shqipëria nuk është pronë e një kryeministri tradhtar

“Ndryshojmë kurs nëse nuk hapen negociatat”/

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka konsideruar skandal deklaratën e kryeministrit Edi Rama në një intervistë nga Brukseli ku shprehej se Shqipëria do ndryshojë kurs nëse nuk hapen negociatat me BE-në.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili thotë se Rama kërcënon Brukselin në funksion të axhendës së tij si peng i serborusëve.

Sipas Vasilit, Shqipëria nuk do jetë kurrë pronë e një kryeministri tradhtar që e ktheu Shqipërinë në narkoshtet.

Së fundmi, numri dy i LSI-së kërkon një seancë parlamentare urgjente për të debatuar mbi deklaratat e Ramës.

Postimi i Petrit Vasilit:

Deklarata anti BE e Rames, te thirret Parlamenti ne Seance Urgjente Publike!

Rama guxon dhe kërcënon Brukselin ne funksion te axhendes se tij si peng i serboruseve duke thene se: “Ndryshojmë menjëherë kurs nëse nuk hapen negociatat me BE-në”.

“Ndërkohë, besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata”.

Ky eshte skandal i dimensioneve shume shume te renda per te sotmen dhe te ardhmen e vendit.

E ardhmja europiane e Shqiperise nuk eshte dhe nuk do te jete kurre prone e nje kryeministri tradhetar, qe ktheu Shqiperine ne narkoshtet dhe qe shet kufijte e saj. Axhenda anti europe dhe antiintegrim e Edi Rames eshte demaskuar prej kohesh nga ne.

Sot urdherat, qe atij i vijne nga Beogradi dhe Moska jane te qarta. Ballkani i hapur dhe mbeshtetja skandaloze e Rames ndaj Vuçiçit, qe refuzoi sanksionet ndaj Rusise eshte shume e qarte.

Refuzimi sot i Rezolutes per Srebrenicen ishte nje tjeter vendosje e hapur krah Serbise dhe sivellait Vuçiç.

Deklaratat e sotme te Rames jane pjese e skenarit serborus qe Shqiperia te jete pjese e kesaj aleance agresive, shoviniste dhe antishqiptare dhe te largimit te saj nga BE.

Rama perpiqet te sajoje e shpike sebepe artificiale per tu larguar nga Europa dhe ben sikur i tregon dhembet e tij te kalbur nga droga Europes.

Rama kerkon me cdo kusht orientimin e Shqiperise drejt aleancave serboruse, qe e mbajne ate ne karrige dhe qe mjerojne vendin, qe e shpopullojne dhe e zhbejne ate si komb.

Parlamenti shqiptar duhet te mblidhet ne nje Seance Urgjente Parlamentare per te debatuar per deklaratat shume te rrezikshme antieurope te Rames, per demaskimin e skenareve te zinj te tij dhe per te konfirmuar vullnetin proeuropian te 100% te shqiptareve.