TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka shkuar sot në Shkodër për të mbështetur kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia, në takimin me fermerët e njësisë administrative Ana e Malit.
Në këtë takim ishte e pranishme edhe kryetarja aktuale e bashkisë, Voltana Ademi.
Në fjalën e tij, Berisha tha ndër të tjera: “Kam shumë kënaqësi të bisedoj me ju, të shpreh nderimin më të madh. Njerëzit e tokës janë njerëzit më punëtorë dhe ju jeni njerëzit që punoni tokën".
"Siç e dini, ne jemi në një fushatë elektorale, faktisht më shumë kombëtare se sa lokale për nga rëndësia e saj, sepse siç e dini, kemi nisur një përpjekje që ka pasur dy qëllime kryesore: Një, që të jemi opozitë e vërtetë.
Sepse njeriu fals, opozita false, jo vetëm që nuk vlen, por dëmton dhe në botën e qytetëruar që kur ka lindur demokracia, është përcaktuar se shoqëria ka qeveri, ka edhe opozitë që e kundërshton dhe bën transparencën, ndërsa ne na qëlloi fati që të kemi qeveri arrogante, të lidhur me krimin, me drogën, që nuk ka interesa tuaja si më kryesoret të vendit, por ka interesa të pasurimit të ministrave, zyrtarëve...", tha Berisha.
"Edi Rama ka diskriminuar veriun. Por në raport me ju, ka diskriminuar fermerët kudo që janë. Dy arsye janë: Në psikologjinë atërore, privati është privat e nuk ke punë me shtetin. Por, privati është themeli i shtetit.
Së dyti, në psikologjinë e një hajduti, mbështetja për fermerët, grantet, nuk janë shuma të mëdha që mbushin valixhet siç janë koncesionet, ai i ka hequr nga llogaria e ndihmës duke ia bërë shumë të vështirë përballjen me konkurencën".
"Ne duhet të japim këtu në Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Kavajë mesazh kundër qeverisë së Ramës dhe vendosmërinë për rrëzimin e këtij shteti për të cilin interesat e qytetarëve nuk ekzistojnë”, deklaroi Berisha.