AKTUALITET, 14 Shkurt 2022, 22:00

Kandidati i Berishës në Durrës: Ja ç'po ndodh me portin e jahteve!

Kandidati i Berishës në Durrës: Ja ç'po ndodh me
Ardian Muka në TPZ

Ardian Muka, kandidati i "Shtëpisë së Lirisë", për kryetar të Bashkisë së Durrësit, ka folur për projektin e portit të jahteve. 

Muka tha se një Port i tillë është i nevojshëm për Durrësin, por jo në formën e propozuar nga qeveria, me pallate dhe kulla. 

Muka shpjegoi se çfarë po ndodh aktualishte me kompaninë e Dubait, që u propagandua se do të ndërtonte Portin. 

Pjesë nga biseda: 

Ardian Muka: Qytetit i bëhet mirë që porti aktual i Durrësit të ishte një Marinë, një port Jahtesh. Propozimi në koncept qëndron. Por, aty po ndërtohet një lagje e re, shtëpi, apartamente, në fund flitet edhe për portin e Jahteve.
Qytetit i bën mirë, por për t’u spostuar porti tjetër në zonën e Porto Romanës, që është zona natyrale për ndërtimin e një porti komercial.
Porti i Jahteve i propozuar, i rri qytetit, por jo në konceptet që flasim, jo pallatet, jo pjesa e hotelerisë.
Duhet transparencë absolute, studim fizibiliteti, ku një fond shtetëror, publik investimesh, duhet të ishte ajo që porti i nesërm, të ishin pronë e qytetarëve durrsakë dhe shqiptarë. E bërë kështu, ne po i falim, po na vjedhin, një pasuri 80 hektarë tokë.

Ylli Rakipi: Thonë që njeriu i pasur i botës arabike, Alabar nuk është më në këtë histori. Ju cfarë dini? 

Ardian Muka: Grupi Emar, që u reklamua me të madhe, nuk është më pjesë e projektit. Me sa di unë ata kanë aplikuar për kredi pranë bankës dhe nuk është aprovuar ndaj është tërhequr nga projekti. CEO i kompanisë ka krijuar kompani tjetër dhe bashkë me dy flluska kanë krijuar kompani që ka aplikuar për lejen e ndërtimit. Ka një detyrim ligjor, që të gjitha kompanitë offshorë të deklarojnë pronarin e tyre.