AKTUALITET, 14 Shkurt 2022, 22:06

A e keni mbështetjen e Agron Dukës në Durrës? Flet kandidati i Berishës

A e keni mbështetjen e Agron Dukës në Durrës? Flet kandidati
Ardian Muka dhe Agron Duka në TPZ

Kandidati i "Shtëpisë së Lirisë", Ardian Muka, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u pyet edhe për mbështetjen e aleatëve. 

Ylli Rakipi e pyeti Mukën, nëse ka mbështetjen e Agron Dukës, një person me influencë në Durrës. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Zoti Agron Duka, një njeri i rëndësishëm në Durrës. Nuk është me ju këtë rradhë?

Ardian Muka: Këtë rradhe pushtetin do ta marrin në dorë qytetarët.

Ylli Rakipi: Kështu vetëm Lulzim Basha më është përgjigjur mua. 

Ardian Muka: Partia Ambientaliste parfaqësohet nga Duka, një figurë e nderuar, miku im. Por, qytetarët e Durrësit do të vendosin. Ata që besojnë në projektin tonë janë atashuar pranë shtabeve tona.