TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe kaluar për gjykim dosjen ndaj ish zv ministres së Brendshme Rovena Voda.
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK ndaj ish zv ministres, ndaj të cilës rëndon akuza e ushtrimit te ndikimit të paligjshëm”.
Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Sipas SPAK ajo ka pranuar dhe ka përfitime materiale nga Florinda Beu dhe Majlinda Hasani, me qëllim që të ndikonte, tek zyrtarë të tjerë për ta punësuar në administratë Beun.
Edhe kjo e fundit bashkë me Majlinda Hasanin janë në masë sigurie “arrest në shtëpie” për të njëjtën akuzë. Edhe Voda është hetuar me të njëjtën masë.
Ish zyrtarja e lartë e Ministrisë së Brendshme dyshohet për ndikim të paligjshëm.
Nga hetimet e SPAK, dyshohet se Voda kishte marrë një një mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Flordia Beun në ministri.
Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.
Si provë më të fortë, SPAK ka në duar përgjimet telefonike të tyre.
Kjo aferë korruptive u zbulua gjatë hetimit për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi. Florinda Beu është motra e Emirjan Beut, i cili është arrestuar për rastin e korrupsionit të prokurorit.