TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me situatën mes Ukrainës dhe Rusisë, ku pritet që të nisë nga momenti në moment një përplasje ushtarake.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada ka shpërndarë deklaratën e Sekretarit të Shtetit Antony J. Blinken.
Postimi i ambasadës:
Përshkallëzimi i vazhdueshëm dhe qëndrimi kërcënues ushtarak i Rusisë kanë bërë që Departamenti i Shtetit të ndërmarrë veprime për të mbrojtur personelin e tij.
Departamenti i Shtetit ka zhvendosur përkohësisht një ekip bazë të stafit dhe operacioneve brenda Ukrainës në Lviv.
“Ambasada do të mbetet e angazhuar me qeverinë ukrainase, duke koordinuar angazhimin diplomatik në Ukrainë.
Ne po vazhdojmë gjithashtu përpjekjet tona diplomatike intensive për të ndalur përshkallëzimin e krizës”.
Lexoni deklaratën e plotë të Sekretarit të Shtetit Antony J. Blinken duke klikuar më poshtë.