AKTUALITET, 15 Shkurt 2022, 08:31

Rikthehen reshjet e shiut! Erëra të forta dhe vranësira, parashikimi i motit

Rikthehen reshjet e shiut! Erëra të forta dhe vranësira,

Nga sot rikthehen shirat në territorin shqiptar!

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë, vendi ynë paraqiten me vranësira dhe reshje të pakta dëbore në zonat veriore ndërsa pjesërisht qendra dhe ekstremi jugor do të kenë vranësira dhe shira të izoluar.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të largojnë vranësirat duke ri-kthyer motin e kthjellët në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi permanent jugor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.