TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Oerd Bylykbashi, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për zgjedhjet në qytetin e Durrësit, për kryetarin e Bashkisë.
Ai deklaroi se kandidati i Bashës, Luan Hoti, nuk do të kishte shanse të fitonte edhe sikur ta mbështeste partia, jo më në këto kushte.
Bylykbashi foli me superlativa për kandidatin e "Shtëpisë së Lirisë", Ardian Muka, duke deklaruar se është kandidati më i mirë që ka patur PD.
“Unë e njoh Luan Hotin. Jemi jo vetëm thjesht si pjesë e një partie, jemi të së njëjtës lagje, por është zgjedhje e tij, ai ka pranuar të garojë për Lulzim Bashën dhe për fat të keq, çdo votë drejt emrit të tij, është votë e shkuar dëm, pasi Hoti nuk do të fitonte dot edhe sikur partia të ishte pas tij, sepse Lulzim Basha është logo që nuk inspiron.
Ne jemi Partia Demokratike që kemi shpresën, jemi opozita reale. Ju e patë çfarë pazari bëri në Kuvend me Vetingun, e pamë të gjithë. Çdo kandidat i Bashës ndihmon Ramën për të përçarë opozitën”, u shpreh Bylykbashi.