AKTUALITET, 25 Mars 2022, 14:27

Berisha flet për herë të parë pasi Gjykata legjitimoi komisionin e Rithemelimit: Mesazhi për demokratët

Berisha flet për herë të parë pasi Gjykata legjitimoi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila njohu sot statutin e 11 dhjetorit, bashkë me grupin e Rithemelimit të PD-së.

Pak para nisjes së mbledhjes së parashikuar nga grupi i Rithemelimit, Berisha dha mesazhin e tij të qartë për demokratët; bashkim!

“Në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe. Por ti thuhet; e drejtë, s’e drejtë. Mesazhi për demokratët është; bashkim, bashkim, bashkim. Do të dal në një takim të shkurtër prapë”, tha ai.