AKTUALITET, 27 Korrik 2022, 16:02

Përfshihet nga flakët një banesë në Durrës

Përfshihet nga flakët një banesë në Durrës

Një shtëpi në fshatin Shkallnur të Durrësit është përfshirë nga flakët e zjarri këtë mesditë.

Zjarri ka dëmtuar çatinë dhe pjesërisht banesën, ndërsa ka qenë ndërhyrja e zjarrfikëseve që i kanë vënë flakët nën kontroll, duke mos lejuar rrezikimin e përhapjes se zjarrit në mjedisin përreth.

Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e përhapjes se flakëve në godinë.