TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, ka mbërritur sot në SPAK, ku do të njihet me akuzën, për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Malltezi tha për mediat se janë hetuar tre breza, ndërsa s'i kurseu akuzat për qeverinë. Ai tha se gjithçka u bazua te një kallëzim i rremë. “Berisha sot është praktikisht në arrest politik. Nuk ka asnjë provë për akuzat që na janë bërë. Jemi në arrest në dhunim të ligjit. Nesër në SPAK do të vijë edhe kushëriri im Xhimi Begeja. Jemi trashëgimtarë të pronës dhe atë pronë ia kishte vënë syrin Olsi Rama”, tha Malltezi.
Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.