TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. Sejdiu ushtroi detyrën e Presidentit të Kosovës përgjatë periudhës 2006-2010.
Presidenti Begaj bëri të ditur se gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime dhe ide në lidhje me zhvillimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe angazhimet e pritshme ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.
"Me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu (2006-2010), shkembime mendimesh dhe idesh ne lidhje me zhvillimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe angazhimet e pritshme ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.
Vlerësova rolin dhe kontributin e President Sejdiut në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës. Kosova është sot realitet i pakthyeshëm e i patjetërsueshëm që e ka vendin në BE, NATO, OKB e në të gjitha organizatat ndërkombëtare".
