AKTUALITET, 14 Prill 2023, 17:01

U kap me 5 kg kokainë dhe 40 mijë euro cash, pranga 30-vjeçarit shqiptar në Itali

U kap me 5 kg kokainë dhe 40 mijë euro cash, pranga 30-vjeçarit

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 5 kg kokainë dhe një sasi eurosh. Mediat italiane raportojnë se shqiptarit i janë kapur 40 mijë euro chash, që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.

Operacioni i policisë u zhvillua në Frosinone, në zonën e Corso Lazio.

30-vjeçari shqiptar, i cili ndodhet në paraburgim, do të dalë para trupës gjykuese, ku do të njihet me masën e sigurisë.