AKTUALITET, 14 Prill 2023, 16:22

Përfshihet nga flakët banesa në Bilisht, ja çfarë thotë policia

Përfshihet nga flakët banesa në Bilisht, ja çfarë

Një banesë në Bilisht është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40 në banesën në pronësi të shtetasit me inicialet F. A.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se si pasojë e zjarrit nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shuarjen e zjarrit. Aktualisht grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.