TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një organizatë kriminale me bazë në Benidorm, që merrej me kultivimin e marijuanës në provincën e Alicante dhe që më pas shpërndahej në të gjithë Europën është goditur nga agjentët e Policisë Kombëtare në Spanjë.
Operacioni i policisë ka kulmuar me shpërbërjen e plotë të organizatës ku u arrestuan 13 anëtarë të kësaj bande, 10 burra dhe 3 gra, 12 me kombësi shqiptare dhe 1 spanjolle.
Hetimi policor nisi si rezultat i informacioneve të ndryshme që grupi hetimor kishte për ekzistencën e një grupi kriminal me qendër në provincën e Alicante-s dhe më konkretisht në qytetin Benidorm dhe rrethinat e tij, ku organizata kultivonte marijuanë për shpërndarje të mëvonshme në nivel evropian. Po ashtu është marrë informacion dhe nga një prej kompanive të shpërndarjes së energjisë elektrike që bashkëpunon ngushtë me Forcat dhe Organet e Sigurisë së Shtetit për zbulimin e mashtrimeve në furnizimin me energji elektrike.
Agjentët nisën një hetim për konsumin e tepruar të energjisë që në përgjithësi sjell zbulimin e instalimeve elektrike të paligjshme që furnizojnë me energji elektrike kulturat e marijuanës në ambiente të mbyllura, siç doli më vonë nga hetimi.
U verifikua se kultivimi i kanabisit nga ky grup bëhej nbë banesa dhe disa magazina të ndryshme industriale të vendosura në qytetet Benidorm, La Nucía, El Albir dhe Almoradí.
Në kontrollet e kryera u sekuestruan 1490 bimë narkotike, 350 gramë sytha marijuane, 7000 euro cash, tre automjete të përdorura nga të arrestuarit për transportin e drogës, mes të cilëve një kamion i vogël, një jet ski dhe mjete të shumta për kultivimin dhe trajtimin e këtyre lëndëve narkotike. Ndërkohë, moshat e të arrestuarve janë nga 18 deri në 51 vjeç. Tashmë të arrestuarit ndodhen në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.