TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfundon seanca për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, gjyq që po mbahet në Gjykatën e Posaçme. Dëshmitari i drejtësisë, Luftar Reçi iu është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve që akuzohen si organizatorë dhe porositës.
Për këtë çështje prokuroria ka marrë të pandehur, Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin, Indrit Taullain dhe Indrit Rusin.
Ndërkohë gjatë seancës ka pasur dhe debate të ashpra mes dëshmitarit të drejtësisë, Luftar Reci të pandehurve dhe avokatëve mbrojtës, madje këta të fundit janë kërcënuar. Avokati Detar Hysi në një reagim për Abc News thotë se është ndjere i kërcënuar nga Reçi që ka deklaruar në seancë se ai është në listën e personave që do të vritej. Pas kësaj deklarate Hysi është shprehur se do i drejtohet me kallëzim prokurorisë.