TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, i cili kishte ankimuar vendimin për ndryshimin e masës. Ndonëse sot nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore, pasi ka përfunduar në spitalin e burgut, vendimi duket se nuk ka qenë në favor të Allës.
Alla akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milionë euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.
Lefter Alla u arrestua bashkë me 12 persona të tjerë përfshirë dhe nënkryetaren e Bashkisë së Bulqizës.