TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata në vend është si në vargjet e Migjenit "kafshatë që s’kapërdihet është ot vlla mjerimi".
Kështu deklaron deputeti i PD-së Dashnor Sula, i cili tregon për turin e fundit në fshatrat e Peqinit.
Ai tha se lënia pas dore nga qeveria apo mungesa e rrugëve ka sjellë një numër të lartë të largimeve të banorëve.
“Fushata ime si deputet i qarkut të Elbasanit është fokusuar në të gjithë qarkun. Përgjatë këtyre ditëve, kemi qenë në fshatrat e Peqinit dhe nuk është fare e tepruar që ta krahasoj situatën me vargjet e Migjenit, 'kafshatë që s’kapërdihet është mjerimi'. Nuk ka rrugë dhe është për të ardhur keq që banorët janë larguar. Në një fshat një vajzë bën gati 8 km në këmbë për t’u shkolluar. Çdo ditë e çon babai i saj. Në vitin 2008-2009 vetëm me anë të mjeteve të ushtrisë është punuar për të hapur rrugë. Fondet që janë në bashki përdoren për punësimin e militantëve dhe jo për t’i shërbyer qytetarëve. Ka persona që janë jashtë shtetit dhe marrin pagat këtu", deklaroi Sula në News24.
Ai theksoi se sot janë në kushtet e mbijetesës dhe se qeveria nuk njeh aspak realitetin tragjik.
Deputeti Sula tha se Rama ka kandiduar persona që ndiqen nga SPAK, teksa foli me superlativa për Luçiano Boçin.
“Zoti Boçi është përfshirë shumë herë në politikë dhe e njoh, por e them se Boçi ka mbështetje të madhe. Boçi do të jetë një administrator shumë i mirë i Bashkisë së Elbasanit. Edhe në Belsh banorët janë të zhgënjyer Arif Tafani është në ndjekje nga SPAK dhe nuk e besoja se PS do ta vendoste sërish kandidat. Nesër ndoshta do të jetë para drejtësisë për t’u gjykuar dhe nuk e kuptoj si e kanë vendosur sërish. 720 mnl lekë të vjetra për qendrën e rehabilitimit dhe nuk dihet se çfarë është bërë”, tha më tej deputeti Sula.
Teksa u ndal tek zgjedhjet e 14 theksoi se gjithmonë ka qenë për një kandidat të përbashkët, dhe sipas tij dalja me dy kandidatë është një thikë pas shpine e dy kandidatëve.
“Në momentin e fundit u nxor kandidati, ndërsa në takimet që bënim thoni që PD duhet të jetë me një kandidat të përbashkët”, u shpreh më tej ai.