AKTUALITET, 14 Prill 2023, 18:49

Viktimat, zakonisht femrat që rrihen nga partnerët. 351 rastet e dhunës në familje në vitin 2022, janë kryesisht në qytet

Viktimat, zakonisht femrat që rrihen nga partnerët. 351 rastet e

Shifra të frikshme vijnë përgjatë 2022-shit sa i takon rasteve të dhunës në familje. Vitin e kaluar janë regjistruar 351 raste të dhunës në familje, të cilat janë shqyrtuar në gjykatën e Tiranës.

Viktimat janë shpesh femra dhe dhunues janë partnerët e tyre. Të dhënat zyrtare të gjykatës bëjnë me dije se 279 femra dhe 72 meshkuj janë dhunuar. Në 50% të rasteve dhunues janë parterët intimë, por nuk mungojnë as rastet e dhunës nga fëmijët, të afërmit dhe persona të tjerë pa lidhje me njëri-tjetrin.

Ajo çfarë vihet re është se ky fenomen është më i përhapur në qendrat urbane, ndërsa qytetet zënë 80% të totalit. E kur flasim për moshën, shohim se shumica e rasteve i përkasin grupmoshës 26-35 vjeç, pasuar nga grupmosha  36-45 vjeç. Nga të dhënat e Gjykatës së Tiranës bie në sy gjithashtu se gratë me arsim bazë përbëjnë dhe numrin më të madh të viktimave të dhunës në familje.