AKTUALITET, 13 Dhjetor 2021, 17:13

Bashkëshortja gjen të pajetë në banesë 48-vjeçarin, detajet nga policia

Bashkëshortja gjen të pajetë në banesë

Një 48-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë këtë të hënë, nga bashkëshortja e tij.

Policia bën me dije se ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se nga këqyrja paraprake që është bërë nga ekspertët nuk janë konstatuar shenja dhune.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 13.12.2021, rreth orës 13:05, në lagjen Nr. 1, Rrogozhinë, në banesë, është gjetur nga bashkëshortja, pa shenja jete shtetasi F. D., 48 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.