AKTUALITET, 13 Dhjetor 2021, 15:52

Thyhet zyra e kreut të FRPD-së, Këlliçi: Kanë vjedhur të dhënat personale!

Thyhet zyra e kreut të FRPD-së, Këlliçi: Kanë vjedhur

Është thyer dhe plaçkitur nga persona ende të paidetifikuar, zyra e kreut të Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi.

Ai e ka denoncuar publikisht këtë fakt, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e policisë, për të hetuar se kush kanë qenë personat që e kanë kryer këtë akt.

Gjatë një telefonate live në media, me policinë, Këlliçi deklaroi se persona të paidentifikuar kanë thyer zyrën e tij dhe kanë vjedhur të gjitha të dhënat personale.