AKTUALITET, 13 Dhjetor 2021, 16:55

“Janë shqyer dyert e FRPD-së, policia nuk erdhi”, Këlliçi shkon në Komisariatin nr.1 dhe bën denoncimin

“Janë shqyer dyert e FRPD-së, policia nuk erdhi”,

Pas deklaratave mediatike, kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ka mbërritur në Komisariatin Numër 1 të Tiranës, për të denoncuar se të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë kërcënuar me armë në brez.

Deputeti Këlliçi do të bëjë një denoncim drejtuar Lulzim Bashës, të cilin e akuzoi drejtpërsëdrejti për situatën dramatike në selinë e PD.

“Janë prekur sendet e mia personale në PD. Është prekur dokumentacioni personal. Nuk e dija se do vinte dita që duhet të ruaja edhe sendet personale, nuk e merrja me mend se e bën Basha këtë, t’i vijë turp. E ka çuar PD në pikën e fundit dhe ke çuar vetën në pikën e fundit. Të të vijë turp, do të bëj kallëzim. 

Të rinjtë janë kërcënuar me armë në brez. Nuk i ka shkuar njeri Bashës në zyrë, PD është pronë e demokratëve. Edhe 6 ditë na ndajnë nga drejtimi i tmerrshëm që i është bërë PD-së. I bëj thirrje të rinjve të FRPD që të ruajnë qetësinë, ne duam qetësinë, ne nuk trembemi, por duam atë që na takon, do vazhdojmë punën tonë”, deklaroi Këlliçi para mediave.

“Janë shqyer dyert e FRPD-së, policia nuk erdhi”,

“Janë shqyer dyert e FRPD-së, policia nuk erdhi”,

 

“Janë shqyer dyert e FRPD-së, policia nuk erdhi”,