TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës së jashtëzakonshme për mediat nga selia e PD-së, foli edhe në lidhje me marrëdhëniet me ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri.
Sipas tij, nëse ai zgjidhet në krye të PD-së, respekti do të jetë maksimal, por nuk do të pranojë të sillet si guvernator.
"Nëse unë zgjidhem në krye të PD, orientimi properëndimor pro NATO dhe pro BE do të njohë një konsolidim të paparë.
Dëshmi për këtë është që ka qenë qeveria e PD-së që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO dhe çdo që është arritur ka qenë vepër e saj në tërësi. Nuk lëviz unë kurrë nga këto parime. Vetë kjo lëvizje, kushdo që e lexon atë status është sanksionimi më i madh më i fuqishëm i vlerave të demokracisë amerikane dhe perëndimore. Duke thënë këto unë jam shprehur dhe shprehem se vendimi i shpalljes së Berishës ‘non grata’ është një lobim korrupsion i Edi Ramës dhe Xhorxh Sorros.
Pa asnjë bazë dhe një vendim për të cilin unë pres një analogji nga ata që e kanë marrë. Por unë kam hapur një gjyq dhe ftoj Departamentin e Shtetit, agjencitë e SHBA-së dhe çdo vendi të lirë të Europës dhe të botës, që çdo provë dokument fakt ta depozitojnë në atë proces. Ky është qëndrimi im. Sa i përket ambasadori Amerikan absolutisht do të jetë më i nderuari, por s’do pranohet kurrë dhe s'kam pranuar kurrë guvernator. Ky vend është bërë i pavarur me ndihmën e jashtëzakonshme të një presidenti amerikan.
Kosova është bërë e pavarur me ndihmën e jashtëzakonshme të dy presidentëve amerikanë të mos them tre ata kurrë s’kanë diktuar kush duhet të hyjë në parlament. S’kanë thënë kurrë që përfaqësuesja e tyre të ftojë mediat e të thojë këtë duhet të censuroni e këtë jo. Është shkelje flagrante e ligjeve të SHBA.
Do të respektohet në shkallë maksimale si ambasador, por nuk do të pranohet kurrë si guvernator’, u shpreh Sali Berisha gjatë konferencës për mediat nga selia e PD-së.