AKTUALITET, 13 Dhjetor 2021, 16:37

Të rinjtë e FRPD: Na kërcënuan njerëz me kapuçë dhe me armë!

Të rinjtë e FRPD: Na kërcënuan njerëz me

Grigels Muçollari, ish-sekretar i FRPD-së, zbuloi për mediat se të rinjtë e forumit janë kërcënuar nga persona të armatosur dhe me kapuçë.

Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme, kur Sali Berisha më mbështetësit e tij shkoi në PD dhe mbajti mbledhjen e Komisionit të rithemelimit të PD-së.

Të rinjtë e FRPD-së me Belind Këlliçin në krye shkuan te zyrat e FRPD-së dhe zbuluan se bravat e dyerve ishin ndërruar. Pas një përplasje ku të rinjtë e FRPD-së thonë se u kërcënuan nga persona me armë dhe kapuçë, Belind Këlliçi arriti të hyjë në seli.

Në transmetim “live” ai telefonoi policinë dhe kërkoi që të hetohet për vjedhje.