TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lulzim Basha është vendosur në një pozitë mjaft të vështirë ditën e sotme, sepse Sali Berisha dhe Komisioni për Rithemelimin e PD, kanë hyrë në selinë e partisë për të zhvilluar mbledhje.
Basha, tashmë i shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar, ka kërkuar ndihmën e deputetëve, duke thirrur një mbledhje urgjente.
Me anë të zyrtarëve të tij, ai ka kërkuar që të gjithë deputetët të shkojnë në selinë e PD-së.
"Duhet të jemi të gjithë tani në seli për mbledhje.
Ju faleminderit’, shkruhet në mesazhin e shpërndarë në grupin e deputetëve të Bashës.
