AKTUALITET, 13 Dhjetor 2021, 16:17

Belind Këlliçi akuza të forta: Kanë vjedhur zyrën time dhe të dhëna personale. Bëj përgjegjës Lulzim Bashën!

Belind Këlliçi akuza të forta: Kanë vjedhur zyrën

Belind Këlliçi, deputet dhe kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ka bërë akuza mjaft të rënda ndaj ish kryetarit të partisë, deputetit Lulzim Basha. 

Këlliçi ka thënë se zyra e tij është vjedhur dhe janë marrë sende dhe të dhëna personale. 

Ai bëri përgjegjës direkt Lulzim Bashën për këtë akt, ndërkohë që deklaroi se ka të dhëna që persona të armatosur, kanë kërcënuar të rinjtë e FRPD në seli. 

"Zyra ka qenë me brava të ndërruara, me çelsa të ndërruar dhe e boshatisur. Zyra ime sot është vjedhur. Përgjegjës bëj drejtpërdrejt Lulzim Bashën! 

Në zyrën time janë vjedhur të dhëna personale, USB me materiale personale.

Ju bëj me dije se ka patur të rinj që janë ankuar se janë kercënuar dhe intimiduar nga persona të armatosur.

Të mbrosh karriken me armë kjo nuk është normale në vitin 2021.

Ne do të vazhdojmë punën tonë. Nëse mendojnë se trembemi e kanë gabim, thjesht diskretitojnë veten e tyre" deklaroi Këlliçi nga selia. 

Belind Këlliçi është drejtuar në ambjentet e policisë, për të bërë denoncim për ngjarjen.