AKTUALITET, 3 Maj 2023, 20:01

"As plehrat para zyrës së shtabit të saj elektoral nuk i pastron 'pastruesja' e Ramës", Meta nxjerr videon nga Durrësi: 9 mln euro i dha fët e fët për inceneratorin

"As plehrat para zyrës së shtabit të saj elektoral nuk i

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një video nga Arapaj, përballë shtabit elektoral të kandidates së PS.

Në video shihet një grumbull i madh plehrash nën urë. Meta shkruan se plehrat përpara zyrës të shtabit të saj elektoral nuk i pastron “pastruesja” e Edi Ramës, por 9 mln euro për inceneratorin e Tiranës i dha "fët e fët".

"As plehrat përpara zyrës të shtabit të saj elektoral nuk i pastron “pastruesja” e Edi Ramës, por me shpejtësinë e rrufesë firmosi fët e fët gati 9 milionë euro nga taksat e durrsakëve për të paguar inceneratorin e Tiranës, i cili ekziston vetëm në firmat dhe imagjinatën e Edi Ramës.
Në 14 Maj Durrësi pastrohet përmes Ndryshimit dhe votës plebishitare për Igli Carën", shkruan Meta.