AKTUALITET, 3 Maj 2023, 19:44

Panik në Tiranë, makina merr flakë në lëvizje, digjet pjesërisht

Panik në Tiranë, makina merr flakë në lëvizje, digjet

Një automjet është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në Shkozë, Tiranë, ku ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. J.

Fatmirësisht shoferi ka dalë në kohë dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.