AKTUALITET, 3 Maj 2023, 17:30

Rama ironizon Metën: Kur të afrohet Likja, duhet të mbrosh xhepat. Thamë se e kemi shok, mos ta lëmë të ikë për l*sh, por...

Rama ironizon Metën: Kur të afrohet Likja, duhet të mbrosh

“Kur të afrohet Likja duhet të mbrosh xhepat”. Kështu deklaroi sot nga Bulqiza kryeministri Edi Rama, duke mos i kursyer ironitë për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Duke i vendosur nofkën ‘Likja’ Rama nuk harroi pa përmendur dhe etiketimin për Berishën, duke e cilësuar ‘non grata’. Mes të tjerash Rama këmbënguli retorikën e tij, se për kryebashkiakët e krahut tjetër, nuk do të ketë bashkëpunim.

“Kanë 10 vjet “Rama ik” dhe ja ku erdha prapë unë këtu. Si mund ta vënë në diskutim një herë? Ç’është ky tip që do të bëhet kryetar bashkie këtu, me kë do punojë ky, me kë do i bëjë projektet e Bulqizës, me “non gratën” apo me Like Florin? Po kur thotë Likja “duam transparencë” e keni parasysh, që kur të afrohet Likja duhet të mbrosh xhepat.

Ça nuk kemi bërë ta sjellim Liken në rrugë të mbarë, s’kemi lënë gur pa lujt, se thamë hajde se e kemi shok, mos ta lëmë të ikë për lesh, po Likja e ka mendjen për keq, vazhdon duke u bërë paterica e një non-grate.”, tha Rama.