TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një mungesë përvoje e ka cilësuar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, premtimin për transport falas të kandidatit të Bashkë Fitojmë për Tiranën, Belind Këlliçi.
Baluku tha se premtimi për transport falas është një gënjeshtër e madhe, ndërsa shtoi se kjo deklaratë nga Këlliçi vjen për faktin se nuk ka eksperiencë në buxhtim.
“Që të dalësh e t’u thuash qytetarëve të Tiranës që unë do ofroj transport falas është një gënjeshtër e madhe, por besoj se Belindit i vjen për shkak të mungesës së përvojës që Belindi ka në administratë. Ai nuk e njeh administratën nuk e njeh buxhetimin, nuk i njeh kostot operative të çdo shërbimi, kështu që ai mund të ketë dëshirën e mirë. Por nëse ai dhe këshilltarët e tij do ishin ulur me laps e me letër nuk do i kishte dalë ky premtim nga goja. Nuk dua ta quaj të papërgjegjshëm pasi unë i respektoj politikanët e rinj që marrin guximin t’i futen kësaj lufte”,-tha Belinda Balluku për euronews.